BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për çeljen e negociatave. Von der Leyen tha se gjatë kohës së rrugëtimit të vendeve drejt BE-së do të ketë shumë investime nga Unioni. Von der Leyen u shpreh se tashmë Shqipëria do të bashkohet me Mbrojtjen Civile Europiane.
‘Ky është një moment historik, sot Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë hapur negociatat për aderimin në Be dhe jam shumë e lumtur që jam këtu me ju. Ky është suksesi juaj, i juaji si qeveri dhe i qytetarëve tuaj. Keni punuar kaq shumë për të arritur deri këtu. Ju keni bërë ndryshim, jo vetëm aty ku janë të detyrueshme për rrugën drejt BE, pro sepse janë të mira për vendin tuaj. Këto reforma po japin një cilësi më të mirë jetese. Ne si KE ju kemi mbështetur dhe do të vazhdojmë ta bëjmë. Pas konferencës ndërqeveritare, do të nisë puna, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të dijnë detyrimet mbi traktatet dhe të gjitha marrëveshjet. Pika e dytë është që ne të jemi më të afërt në pikat kyçe, Shqipëria do të ketë fokus mbi emergjencat civile, tërmetet, BE do të jetë aty sa herë që të jetë e nevojshme. Me Maqedoninë e Veriut do të nisim nga FRONTEX, që të gjithë kufijtë të jenë të monitoruar. Pika e tretë është që do të ketë një rritje të investimeve, në pika kyçe si energjia dhe transporti, që do të kthehet në punësime të reja. Kryeministër Rama, i dashur Edi, i dashur Dimitar, ju keni treguar lidership dhe durim, por sidomos në këto kohë ju keni treguar bashkimin tuaj me vlerat e BE’- u shpreh ajo.