Java nis me ditën e hënë me kushte jo të qëndrueshme meteorologjike. Moti do të nis me kthjellime por shumë shpejt nisin shtimet e vranësirave mesatare deri të dendura.

 

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore dhe ato kodrinore reshjet me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive e lokalisht rebesh shoqëruar me breshër.

 

Përmirësimi i kushteve atmosferike nis ditën e martë. Moti do të jetë kryesisht i kthjellët si dhe vranësira kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore dhe zonat përreth tyre. Në këto zona do të ketë reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe stuhive dhe në zonën e juglindjes edhe rrebeshe shoqëruar me breshër.

 

Po ashtu, edhe ditën e mërkurë deri ditën e premte moti do të jetë i kthjellët, me vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në orët e mesditës.

 

Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, duhet theksuar se deri ditën e premte do të jetë elementi i erës që do të jetë problematik kryesisht për ata që ndodhen me pushime përgjatë vijës bregdetare. Ajo do të jetë relativishht intensive me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 4-8m-s. Hera-herës era me rrahje me shpejtësi deri në 10-18m-s.

By admin