Gjykata e Tiranës ka dënuar me burgim të përjetshëm, Dashamir Xhepën.
Ky i fundit në 13 shkurt të 2019, vrau kunatën e tij, Lirie Xhepa.
Ajo u gjet e pajetë në kodrat e Sharrës, ndërsa autori u arrestua disa ditë më vonë në një hotel në Peshkopi.
‘Kishim konflikte për pronat pas ndarjes nga jeta të vëllait tim, na kishte ulur reputacionin e familjes duke krijuar marrëdhënie intime me të tjerë në fshat ndaj e vrara’-ka deklaruar Dashamir Xhepa, para gjykatës.