Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e ditës së djeshme në Patra të Greqisë, ku shqiptari 27 vjeçari me emrin Mario Metaj, mbeti viktimë.

Burimet për mediat mësojnë se gjithë konflikti ka ndodhur në sheshin Zavlaniou, ku Mario Metaj me grupin e tij me motora kanë ndjekur dy persona që drejtonin një automjet.

Në kryeqëzimin Kurtesi, një nga personat që drejtonte mjetin ka hapur zjarr ndaj grupit që po i ndiqte, dhe plumbi ka kapur në kokë Mario Metajn.

Policia ka gjetur në vendngjarje 2 gëzhoja të kalibrit 9mm, ndërkohë që bashkëpuntori i vrasësit është arrestuar tashmë. Autori mbetet ende në kërkim./ BW/

By kristal