Zvicra urdhëron evakuimin e fshatit alpin prej ‘rrezikut të rënies së gurëve’

Autoritetet u kanë thënë rezidentëve të fshatit Brienz se duhet të largohen nga banesat deri të premten pasi një copë shkëmbi rreth 2 metër kub mund të shembet mbi ta.

Gjeologët në zonën malore në lindje të vendit thanë se masa shkëmbore mund të shkëputet dhe të lirohet, duke rënë poshtë malit në javët në vijim.

Në njoftimin e paprecedentë zyrtarët thanë se rezidentët duhet të largohen deri të premten por do të kenë mundësinë të kthehen herë pas here në fshat, dhe jo të kalojnë natën aty.

Zyrtarët në njoftimin e çuditshëm sinjalizonin se kishin vërejtur “përshpejtim të fortë në zonë ditët e fundit” për mundësinë e shembjes së masës shkëmbore në 7 deri në 24 ditët e ardhshme.

Fshati disa-shekullor qëndron në zonën që flet gjuhën ‘romane’ zvicerjane në rajonin lindor Graubünden, pranë qytetit të Davos në lartësi rreth 1,150 metra mbi nivelin e detit.

Aktualisht vendi ka rreth 100 rezidentë.

Autoritetet thanë se kafshët e fermave mund të qëndrojnë në vend për momentin.

Ekspertët thanë se një shpërthim i kontrolluar për rrëzimin e shkëmbit mund të ishte i rrezikshëm pasi nevojit shpime nën shkëmb.

Të evokuarit pritej të qëndronin me familjarë të tyre por drejtuesit lokalë kishin marrë oferta nga fshatrat fqinjë për të pranuar të larguarit përkohësisht.