Të flasësh për veten ndonjëherë është shumë e vështirë dhe për ne gazetarët. Ndoshta duket paradoksale qe një gazetar të hesht dhe të mbesi pa fjalë, por në këtë rast, po. Ky editorial është drejtuar retrospektivës time profesionale, por gjithashtu dhe kolegeve të mi, të cilët punojnë cdo ditë profesionin e përbashkët, gazetarinë.
Sëshpejti mbush 22 vjec dhe afro gjysmën e jetës sime i’a dedikova pasionit tim më të madh, që sot është kthyer në profesion, pikërisht medias.
Pas 9 viteve eksperiencë në mediat televizive kombëtare dhe ndërkombëtare kam patur fatin të pasuroja botën time profesionale duke u përfshirë në një media vërtetë prestigjoze. Kam njohur të gjitha pengesat dhe vështirësitë e vogla apo dhe të mëdha për të qënë pjesë e një televizioni në shqipëri, që në periudhën kur isha thjesht koordinator në një program televiziv dhe derisa u bëra autor dhe prezantues i nje programi të njohur në SHBA.
Por ajo që dua te ndaj me ju, është pikërisht rritja e performancës time profesionale qe e gjeta vetëm fal mentorit tim, gazetarit Poli Hoxha që me aq sa e njohë, nuk i ka shumë qejf lëvdatat, por profesionalizmin.
Dhe meqë jemi tek profesionalizmi, do te dëshiroja te ndalesha ketu. Jemi ne vitin 2023, kur media ka pësuar ndryshime dhe sfida tepër të mëdha, për faktor politikë, ekonomik por dhe marketingu.
Sot të jesh pjesë e skandaleve ndoshta je më i prirur për t’u ekspozuar “suksesshëm” në media.
Në Alfapress. kam njohur jo vetem nje nder gazetaret me te mire shqiptar, por dhe nje staf te mrekullueshem dhe te perkushtuar.
Duke degjuar ne perditshmeri, njerez rastesor qe kurre nuk i besojne lajmet qe lexojne ne portale te ndryshme, kam arritur te kuptoj vertete strategjine e mentorit tim.
Njoha një staf, që mbase dhe dje, sot dhe ndoshta nesër debatojmë cdo ditë për të rritur performancën tonë profesionale për një produkt cilësor dhe të bukur.
E për ju pakicën qe mbase nuk e njihni, Poli Hoxha është i vetmi administrator i nje medie qe n’a ka mësuar se cfarë do të thotë të përkujdesesh në menaxhimin e shumë mediave të tjera e deri ne krijimin e familjes sonë të madhe, AlfaPress.
Jam shume me fat, qe po arrij të studioj cdo ditë, se cfarë do të thotë të transmetosh në mënyrë cilësore një lajm, pa censurë dhe ndikim politikë, që shumë nga kolegët e mi mbase pa dashur kanë rënë pre e disa mediave që funksionojnë ndryshe.
Faleminderit AlfaPress!