
Kriza e çmimeve, nuk u prek konsumi, vitin e shkuar u zgjerua tregtia me pakicë e mallrave
Festat e fundvitit, por edhe prania e turistëve jashtë sezonit gjallëruan tregtinë me pakicë të mallrave në tremujorin e fundit të 2022-shit. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se në harkun e muajve tetor-dhjetor, volumi i shitjeve nga zinxhiri i bizneseve tregtare, pa përfshirë karburantet, u rrit me 3.8 për qind krahasuar me të…