Rreth 300 anëtarë të Gardës Kombëtare të Indianës janë nisur për në Kosovë për një mision nëntëmujor.

Ekipi luftarak i Brigadës së 76-të të Këmbësorisë së Divizionit të 38-të, do të jenë pjesë e Komandës amerikane nën autoritetin e NATO-s në mbështetje të Operacionit ‘Joint Guardian’, një mision shumëkombësh që ruan lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës që prej vitit 1999.

Lidhur me këtë zhvillim të fundit është prononcuar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i cili gjatë një komunikimi për mediat të shtunën ka përmendur faktin se 300 ushtarë të rinj amerikanë po vijnë në Kosovë.

Ai tha se amerikanët po e rrisin praninë e tyre ushtarake, teksa shtoi se po bëhet presion i veçantë psikologjik mbi serbët e Kosovës.

“Problemet në Kosovë janë të tilla që kemi provokime nga shqiptarët përmes njësive policore, e më pas një presion i veçantë psikologjik, si më 6 tetor – ardhja e një numri të madh të ushtarëve britanikë në veri, kanë shëtitur dhe filmuar veten”, është shprehur Vuçiç në një konferencë për media, shkruan Klankosova.tv.

By kristal