Vala në rritje me numrin  e të infektuarve me COVID-19, paradoksalisht është shoqëruar me rënie të dukshme të të gripit sezonal.

Mjekët kanë regjistruar shumë pak raste krahasuar me vitet e mëparshme, pikërisht në kohën ku rastet me grip apo virozat sezonale, arrinin kulmin.

Qendra Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC) paralajmëron se “për shkak të pandemisë Covid-19, të dhënat e paraqitura mbi gripin duhet të interpretohen me kujdes”, por fakti mbetet se “është e pazakontë në këtë sezon të ketë numër kaq të ulët të infeksioneve “.

Qendra ka zbuluar vetëm 415 raste që nga dhjetori i vitit 2020, shumë më pak se 18 mijë që janë regjistruar nga dhjetori 2018 deri në javën e parë të vitit 2019.

Mjekët dhe specialistët bien dakord që arsyeja kryesore për këtë rënie është zbatimi i masave kundër Covid-19, të cilat janë gjithashtu të dobishme për të parandaluar sëmundje të tjera të frymëmarrjes siç është gripi.

Maskat, distancimi social dhe larja e shpeshtë e duarve ishin gjithashtu masa efektive për të parandaluar si asnjëherë më parë këtë sezon, incidenca e sindromave të gripit.

Përdorimi i maskave për fytyrën, distancimi dhe larja e shpeshtë e duarve “është diçka që nuk jemi mësuar në Evropë”, thotë Joan Caylà i Shoqatës Spanjolle të Epidemiologjisë.

Në vendet aziatike masat e zakonshme ka rezultuar efektive në luftën kundër Covid dhe gripit”.

Një arsye tjetër për rënien drastike të rasteve të gripit është mbizotërimi i disa viruseve mbi të tjerët. Pra, Covid ka mbizotëruar mbi virozat e tjera gripale.

By kristal