Një 24 vjeçar në Vlorë është vënë në pranga pasi ka plagosur me sende të forta një 26-vjeçar. Njoftohet se I. B., banues në Grabjan, Vlorë, ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta, G. M., i cili ndodhet në spitalin rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

Po ashtu, në pranga është vënë edhe një 48 vjeçar, banues në Gorishtë pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

By kristal