Një tjetër viktimë është shënuar nga Covid në vendin tonë këtë të premte. Viktima është ish deputeti i Partisë Socialiste Marko Bello.

Ai ka humbur jetën në moshën 59-vjeçare në një spital në Turqi, aty ku dhe po merrte trajtimin e nevojshëm.

Marko Bello ka qenë deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nga viti 2001-2013. Gjatë karrierës së tij politike Bello ka mbajtur postin e ministrit për Integrimin Evropian dhe ministër Shteti për Koordinimin Qeveritar.

Ndërsa gjatë viteve 1997-2000, 59 vjeçari ka  shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Rumani dhe më pas zv/ministër i Mbrojtjes.

By kristal