2020-a ka qenë një vit i vështirë, por emocionues dhe janë të shumta fotografitë e shkrepura që i tregojnë këto momente. Ocean Photograph Awards, konkursi fotografik i revistës Oceanographic ka nominuar si më të mirën atë të dy pinguinëve të përqafuar që shohin dritat e qytezës.

Fotografia është shkrepur nga Tobias Baumgaertner në Melburn dhe është bërë në fillim të vitit. Ajo tregon dy pinguinë të përqafuar që shohin dritat e qytetit australian. Ajo ka prekur zemrat e shumë njerëzve dhe ka fituar Community Choice Awards si fotografia më e mirë e vitit pasi mori votat e publikut.

By kristal