Një aksident ka ndodhur pasditen e së premtes. Mësohet se në aksin Librazhd-Prrenjas,në Xhyrë janë përplasur një furgon pasagjerësh dhe një autoveturë.

Për pasojë, ka mbetur i lënduar drejtuesi i autoveturës Harif Stafa nga fshati Hotolisht, i cili po merr kujdes shëndetësor në spitalin e Librazhdit. Në mjetin tjetër, po udhëtonin katër persona, të cilët mësohet se kanë marrë plagë të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

By kristal