Një deklaratë e fundit nga Rowan Atkinson i cili dikur luajti në rolin e Mr. Bean i ka habitur të gjithë.‘Stresues dhe rraskapitës’ e përkufizoi aktori këtë rol, duke lënë të kuptohet që nuk do ta luajë më kurrë atë.

Aktori, 65 vjeç, është në mes të zhvillimit të një filmi të animuar të karakterit popullor, por tha se ai e konsideron se “përgjegjësi jo të këndshme”, që do të thotë se “nuk i pëlqen shumë ta luajë”, shkruan DailyMail.

Ai tha: “Nuk më pëlqen shumë ta luaj. Pesha e përgjegjësisë nuk është e këndshme. Më duket stresuese dhe rraskapitëse dhe pres me padurim fundin e saj”.

“Duke bërë një serial televiziv të animuar, tani jemi në prag të krijimit të një filmi të animuar për Mr Bean – është më e lehtë për mua të interpretoj karakterin me zë sesa vizualisht”, shtoi Atkinson.

Kujtojmë se Atkinson portretizoi rolin titullar në serialin e suksesshëm nga viti 1990 deri në vitin 1995, përpara se të realizonte më vonë filmat “Bean Movie” në vitin 1997 dhe “Mr Bean’s Holiday” në vitin 2007.

By kristal