Agjencia Reuters shkruan sot se ‘qeveria konservatore greke ka dërguar një ligj në parlament për zgjerimin e ujërave territorialë në Detin Jon në 12 milje detare’.

Sipas agjencisë, ligji është depozituar pas negociatave me Shqipërinë dhe Italinë.

“Ligji i depozituar të premten vonë i zgjeron ujërat territorialë perëndimorë nga 6 milje në 12. Ky ligj nuk prek ujërat në Egje, ku Athina është në përplasje me aleatin e NATO-s, Turqinë në lidhje me kufijtë detarë”, shkruan agjencia.

Më tej thuhet se Greqia dhe Italia kanë nënshkruar një marrëveshje për kufijtë detarë dhe ngritjen e zonës ekonomike ekskluzive në Detin Jon, kurse Athina dhe Tirana do të bien dakord për detajet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

“Në lindje të Greqisë, Turqia ka pralajmëruar se një lëvizje e tillë nga Athina do të ishte ‘casus belli’ ose shkak për luftë”, thekson agjencia.

By kristal