Kryeministri Edi Rama ka vizituar një tjetër pikë kritike të Lezhës, e cila përmbytet sa herë ka reshje të dendura shiu, siç është Gjadra.

I shoqëruar nga kryebashkiaku i Lezhës, Rama është shprehur se pavarësisht reshjeve masive të ditëve të fundit, pasojat e përmbytjeve në këtë zonë nuk janë aq të mëdha, sa në vitin 2010, kur vendi qeverisej nga PD.

Banori: Uji ka mbush tokën.

Rama: E di, po në 2010 uji ju erdhi nëpër dhoma.

Banorja: Janë zhytur vetëm 10 shtëpi, 500 tjera jemi xixë.

Rama: Janë bërë pastrime, se do ta shihnit ç’do të thotë përmbytje për shkak të njeriut. Me cfarë keni parë në të kaluarën, s’duhet me u qa…..

By kristal