Në konferencën e gjatë për shtyp, ku më shumë u bë propagandë për sigurimin e vaksinave, kryeministri Edi Rama nuk dha ndonjë të dhënë se sa vaksina do bëhen gjatë kësaj jave dhe në vazhdim.

Ai u mjaftua duke thënë se vaksinat janë të pakta.

 

Por edhe pse janë të pakta, Rama sërish tha se një prej këtyre vaksinave do e bëjë vetë sot live.

Kurse ministrat nuk do marrin vaksina, pasi janë pak.

“Unë do ta bëj vetëm për të dhënë mesazhin e qartë që jo vetëm është e sigurt, por edhe arma asgjësuese e këtij armiku të padukshëm. Dokrrat me çipa e manipulime të geneve e transformime të ilirëve në vikingë apo aziatikë janë qesharake. Siç e kanë bërë edhe kolegë të mij, do ta bëj dhe unë. Ndërsa ministrja e të tjerë s’kanë pse hyjnë e marrin atë që iu takon mjekëve, infermierëve, policëve dhe të shëruarve,” tha Rama.

“Vaksina nuk është e detyrueshme, secili zgjedh vetë. Por, është shumë e këshillueshme sepse është arma që na mbron nga ky armik”, shtoi kryeministri.

By kristal