Artistja shqiptare, Dua Lipa, çdo ditë numëron suksese të reja me projektet e saj.

Ashtu siç e përfundoi vitin e kaluar, po e fillon edhe këtë vit, duke thyer rekorde të njëpasnjëshme.

Përmes një postimi, Dua ka bërë të ditur se kënga e saj “Levitating” në bashkëpunim me DaBaby ka kaluar 200 milionë dëgjime.

Kjo njëherësh është kënga e 15-të nga kjo këngëtare, që e arrin këtë sukses.

“Levitating” nga Dua Lipa dhe DaBaby ka kaluar zyrtarisht 200 milionë transmetime në Spotify! Është kënga e 15-të e Dua Lipës që e arrin këtë gjë”, thuhet në postim.

 

1 / 1

By kristal