Teksa pak orë na ndajnë nga Shën Valentini, konkurrenti i ri i emisionit “Për’puthen”, Ervis Kurti mendoi t’i bënte dhuratë njërës prej vajzave, Jasminës. 31-vjeçari me origjinë nga Dibra i dhuroi Jasëminës një trëndafil të kuq, dhe një çokollatë me portretin e saj. Ishte vetë Jasmina Kadriu ajo që përmes një postimi në InstaStory ndau surprizën me ndjekësit.

Që në hyrjen e tij, Ervisi u shpreh se gëzon një simpati ndaj Jasminës dhe Anës.

“Ana, përtej faktit që është shumë e mirë fizikisht, më pëlqen dhe mënyra si komunikon, si është në debate dhe diskutime të ndryshme. Zgjedhja e dytë është Jasmina. Gjithashtu është shumë simpatike, shumë e prerë”.

Dy ditë më parë, Jasmina u surprizua nga një tjetër konkurrent në studio, Erlindi, fill pasi ajo u mërzit një mbrëmje më parë, pas debatit të ashpër me Mevlanin. Për ta bërë të ndihet më mirë, ai i dhuroi një pellush njëbrirëshi Jasminës, dhuratë e cila sigurisht që e lumturoi.

Jasmin u revoltua aq shumë, saqë doli nga studio mes lotësh për të shmangur vazhdimin e debatit me Mevlanin dhe nuk zgjodhi asnjërin prej djemve për takimin e ardhshëm.

By kristal