Që pas skandalit të fundit, Tea, Bearti dhe Andi kanë vazhduar të jenë tre personazhet më të lakuar të showbizit shqiptar.

Pas fotove të publikuara me Beartin, të cilat provonin që gjithçka në ‘Pëputhen’ ishte një skenar dhe se Tea me Andin nuk janë bashkë, Tea, teksa akuzoi produksionin se ata ishin në dijeni të gjithçkaje, dhe premtoi se shume shpejt do të publikonte fakte.

Pak minuta më parë, Tea ka zhvilluar një mini-intervistë në Instagram ku ka marrë pyetje nga ndjekësit.

Një nga ata, e ka pyetur Tean se pse nuk nxjerr prova për ato që thotë, kur e ka ndërgjegjen e pastër.

Në fotot dhe videot e postuara, shihet se gazetarja e programit, i kërkon Teas foto me Andin dhe mamanë e tij, për ti përdorur në puntatën e radhës.

Por, Tea pasi i dërgon disa foto, i bën të qartë se nuk e kaloi me Andin Vitin e Ri.

”O Leda unë natën e Vitit të Ri e kalova në Kosovë, ku i dihet  ku e ka kaluar, nuk e kaluam bashkë”,  ka thënë Tea në një audio.

Me këtë audio, Tea sapo vërtetoi se produksioni ka qenë në dijeni të lidhjes së saj me Beartin dhe se gjithçka mes Andit dhe Teas ishte vetëm një show nga ana e tyre.

 

By kristal