Një banesë në rrugën “Myslim Keta” në Tiranë ka rënë pre e grabitjes. Policia njofton se dy persona të paidenitifikuar kanë marrë një shumë parash nga banesa e cila është në pronësi të N. Ç, 80 vjeçe.

Uniformat blu po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“Gjatë natës, në rrugën “Myslim Keta”, dy persona të paidentifikuar kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetases N. Ç, 80 vjeçe. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

By kristal