Gjuha diskriminuese e përdorur nga kryeministri Edi Rama gjatë fushatës elektorale ka irrituar shoqatën e personave me aftësi të kufizuar.

Sipas kësaj shoqate Rama vazhdimisht përdor një terminologji të papërshtatshme, denigruese dhe fyese ndaj komunitetit me aftësi të kufizuar, konkretisht për qytetarët e verbër dhe ata që nuk dëgjojnë dhe flasin thuhet në letrën e drejtuar KQZ-së, ndërsa vihen në dijeni dhe drejtues të tjerë të institucioneve si presidenit Meta dhe ambasadorja Yuri Kim.

“Zoti Celibashi, në emër të shoqatës së të verbërve, e cila përfaqëson mbi 13 mijë e 500 familje të qytetarëve të verbër, më lejoni që tiu drejtohem përmes kësaj letër ankese. Me keqardhje kemi bërë re se në retorikën e përdorur nga kryeministri Edi Rama, vazhdimisht është pëdorur një terminologji e papërshtatshme, denigruese dhe fyese ndaj komunitetit të personave me aftësi të kufizuar, konkretit për qytetarët e verbër dhe ata që nuk dëgjojnë e flasin”, thuhet në letrën e drejtuar Celibashiit, e cila vijon duke thënë se Rama është përsëritës në këtë lloj komunikimi.

Më tej shoqata e të verbërve kërkon që ndaj Ramës të merren sa më parë masa, dhe shfaqje të tilla të mos përsëriten më, pasi ndikojnë drejtpërdrejtë tek qytetarët.

Image

By kristal