Ka shkuar me sukses ndërhyrja kirurgjikale e Papa Françeskut. Ai momentalisht ndodhet në Poliklinikën Gemelli në Romë ku iu nënshtrua një operacioni të planifikuar për një deformim të zorrës së trashë.

Sipas mediave italiane qëndrimi në spital do të zgjasë “të paktën pesë ditë”. Mësohet se Papa Françesku donte të priste për fillimin e korrikut, për të kryer operacionin, një muaj ky në të cilin si çdo vit, ai zvogëlon angazhimet e tij dhe ndërpret seancat dëgjimore.

Ishte mjeku i tij i ri personal  Roberto Bernabei, i cili menjëherë pas emërimit të tij, në fund të shkurtit të kaluar, u përqendrua në faktin se Papa kishte probleme me zorrën e trashë. Në këtë mënyrë, pas disa muajsh u mor vendimi për të caktuar operacionin.

By kristal