Katër të rinjtë kanë humbur jetën në një aksident pas mesnate në Fushë –Krujë, në të ashququajturën autostradë e vdekjes.

 

Raortohet se para viktimave, 20-vjeçari Shkumbin Brati, ishte këngëtar i muzikës folklorike.

 

Ai Ai udhëtonte në makinë, së bashku me të fejuarën e tij, 16-vjeçare Almeina Karaj e cila nuk ka mundur të mbijetojë aksidentin tragjik së bashku me Alfred Dikën, 39 vjeç, dhe Artan Alushin, 30 vjec.

Automjeti drejtohej nga Artan Alushi, ndërkohë dëshmitarë nga vendngjarja rrëfejnë se ka qenë tejet e vështirë nxjerrja e trupave të viktimave nga makina.

Mësohet se Shkumbin Brati dhe Almeina Karaj ishin fejuar vetëm dy ditë më parë, më 4 mars, ndërsa mbrëmjen e së dielës kishin shkuar në një lokal në Shënkoll, ku 20-vjeçari performoi

 

Çifti, që sapo kishin nisur jetën së bashku, nuk kanë arritur të ktheheshin në shtëpi për shkak të aksidentit që u mori jetën në lule të rinisë.

 

“𝚂𝚊 𝚖𝚎 𝚏𝚊𝚝 𝚓𝚊𝚖 𝚚ë 𝚓𝚎𝚝ë𝚗 𝚍𝚘 𝚎 𝚗𝚍𝚊𝚓 𝚖𝚎 𝚝𝚢🔐 04.03.2022”, shkroi 16-vjeçarja në postimin në Instagram, ku njoftonte se ishte fejuar me këngëtarin.

Almeina Karaj dhe Shkumbin Brati duket se ishin njohur pikërisht gjatë një performance në lokal të këngëtarit.

 

“Gjithçka nisi kështu”- ishte postimi i saj në InstaStory ku publikoi një foto arkivë, gjatë ditës së djeshme, nga momenti i takimit për herë të parë me 20-vjeçarin që daton në 10 mars të vitit të kaluar.

 

Gjithashtu, adoleshentja publikoi video teksa i fejuari i saj këndonte në lokal. Por gëzimi dhe festa u kthyen në tragjedi për çifti.

 

 

By kristal