Sot është dita e dytë që qytetarët protestojnë para kryeministrisë për rritjet e çmimeve. Dhjetëra protestues janë mbledhur për të kërkuar që të hiqet taksa e naftës në mënyrë që të ulen çmimet e produkteve të tjera.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se në orën 18:30 do të jetë live në Facebook për të komunikuar me ndjekësit, por protestuesit kërkojnë që të flasë me ta sepse janë aty.

“Nuk mund të komunikohet live nga Facebook. Ja ku jemi të gjithë. I ftoj të gjithë që të marrin pjesë dhe të bëhen bashkëbisedues me njëri-tjetrin këtu dhe për të shpërfaqur të gjithë mjerimin. Të gjithë ata qytetarë që ndjejnë se revoltën e tyre duhet ta shpërfaqin, ta ndjejnë veten sot të bashkuar është e vetmja mënyrë”, tha një aktivist.

Ndërkohë po zhvillohen protesta paralele edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

By kristal