Dy nënkryetarët e dorëhequr dhe deputetët e grupit të tij parlamentar vijojnë t’i kërkojnë dorëheqjen Lulzim Bashës, si përgjegjës që çoi Partinë Demokratike forcë të tretë politike në vend.

 

“Duhet të dorëhiqet, do të bënte një akt fisnik madje. I janë dhënë të gjitha mundësitë, që me betejën dhe mbështetjen e të gjithëve ne, do ti bënte demokratët që të ringriheshin.”

 

Ndërsa zërave që i kërkojnë dorëheqjen kreut të demokratëve iu shtua edhe deputetja Dhurata Çupi.

 

Dy kryetarët e tjerë, Enkelejd Alibeaj dhe Jorida Tabaku, mbështetës të Bashës, nuk pranuan të komentojnë kërkesën e kolegëve të tyre për dorëheqjen e kryetarit.

 

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, mban në të njëjtën linjë si Lulzim Basha, duke folur për nevojë për reflektim dhe analizë.

 

“Nuk mund të dalësh në konkluzione pa një rezultati reflektimi dhe analize, brenda institucioneve të PD. Si Sekretar i Përgjithshëm do shprehem kur të  mblidhet kryesia.”

 

Teksa numri i deputetëve që i kërkojnë të largohet po shtohet, Lulzim Basha ka thirrur një tjetër mbledhje të grupit parlamentar të shtunën për të diskutuar mbi hapat që do të ndjekë, mes një pranimi të mundshëm të kërkesës së tyre për t’u larguar apo refuzimit siç i sugjerojnë kandidatët humbës të zgjedhjeve të 6 Marsit.

 

 

By kristal