Prej 2 ditësh, aktori i humorit, Flor Binaj i është bashkuar protestës për rritjen e çmimit të naftës që ka sjellë dhe rritjen e cmimeve të tjera. Ai ka kritikuar qeverinë e drejtuar nga kryeministri Rama ndërsa në emisionin “Dita Jonë” tha:

“Shohim një gjendje shpirtërore tejet të zymtë kur flet për të tilla gjëra, sikur është fundi i botës, sikur po vjen ai asteroidi që do të na marrë të gjithëve, kur Zelensky që është vet në Ukrainë, atje po ndodh lufta, atje po vriten të pafajshëm, po vriten fëmijë, di edhe t’i buzëqeshë popullit të tij”.

Binaj theksoi se të gjithë liderët e rajonin kanë marrë masa për ta lehtësuar këtë krizë, “këtu te ne kryeministri thotë kemi marrë fund, ju ruajt Zoti!”

Aktori u bën thirrje të gjithë të rinjve që të bashkohen në protestë pasditen e së premtes në orën 17:00, si dhe ditën e shtunë, ku pritet që protesta të jetë madhështore.

Ai pati edhe një thirrje ndaj Policisë së Shtetit: “I bëj thirrje policisë, e cila po i merr njerëzit dhe po i fut brenda, ne dalim edhe për ata sepse edhe ata njësoj e paguajnë karburantin, njësoj i paguajnë çmimet e produkteve të tjera”, tha Binaj.

By kristal