Chernihiv-i është goditur gjatë natës me disa sulme ajrore. Për pasojë qyteti ka humbur furnizimin me ujë.

Kompania e ujit postoi në Facebook gjatë mëngjesit të sotëm se po punonte për të rregulluar sistemin.

“Gjatë sulmeve të natës u shkatërrua sistemi i rrjetit të furnizimit. Për shkak të rrjedhjeve u ndërpre furnizimi”, thuhej në një postim.

Pritet që banorët e këtij qyteti që po sulmohet nga Rusia të furnizohen me ujë pas disa orësh.

By kristal