Eksperti i ekonomisë Enriko Ceko, i ftuar në emisionin Ekonomi Plus të moderatores Klaudja Karabolli në Syri Tv, komentoi turizmin në vend.

 

Ceko theksoi se në shkollat shqiptare mungojnë guidat turistike, duke shtuar se nuk kemi po ashtu as muze etnografik.

“Është vënë re se serbët vizitojnë më shumë Bosnjën. Ka perceptim jo të mirë të sllavëve ndaj shqiptarëve dhe e anasjellta. Duhet të jemi miqësor si Ballkan, sepse ballkanasit nuk janë aq të pasur që të shkojnë në Londër a në Berlin.

Ka një problem edhe me shkollat shqiptare, nuk i orientojnë të vegjlit për vendin ku jetojnë. Mungojnë guidat turistike në shkolla, nuk kemi muze etnografik. Askush nuk e di që në Krujë ka muze etnografik  e që janë në një shtëpi dykatëshe pranë muzeut”, u shpreh Ceko.

 

 

By kristal