Nis, 14.10.2016. -Prmijer Srbije Aleksandar Vucic i premijer Albanije Edi Rama razgovaraju na poslovnom forumu Srbija-Albanija, danas u Oficirskom domu u Nisu. (BETAPHOTO/SASA DJORDJEVIC/MO)

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, thotë se ka marrë kërkesë nga Shqipëria për funizim me ushqimin dhe se “Serbia nuk do t’i lërët e uritur”.

 

Në një intervistë për median serbe “Dnevni Avaz”, të cilën e citon A2CNN, Vuçiq thotë se Serbia ka rezerva gruri më shumë se sa i nevojshëm.

 

“Kemi marrë tashmë kërkesat e para nga Shqipëria dhe po punojmë për to. Por, nëse thua se Serbia do të ketë bukë, ndërsa Bosnjë e Hercegovina jo, kjo do të thotë se as Serbia nuk do të ketë”, tha Vuçiç

 

Ndërsa kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, refuzoi edhe njëherë mbështetjen e sanksioneve kundër Rusisë për ta dënuar pushtimin e Ukrainës. Ai tha se me këtë vendim, Beogradi nuk do të dëmtonte Moskën, por interesat e veta. “Rusia është i vetmi vend që do të vendosë veto ndaj njohjes së Kosovës në Këshillin e Sigurimit, ndërsa vendet perëndimore nuk do ta tërheqin njohjen, por do të vazhdojnë ta shtyjnë tutje. A ia vlen që ne t’i vendosim sanksione Rusisë? Me to nuk do ta dëmtonim Rusinë, por veten”.

 

 

By kristal