Kryeministri Edi Rama duket se ka lajthitur pasi vijon ta quajë turpin më të madh protestën e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve të cilat nuk i përballojnë dot. Kryeministri deklaroi se protestë më të turpshme se kjo nuk ka pasur në Shqipëri dhe as nuk ka se si të ketë.

 

Kreu i qeverisë tha se mund të ketë shumë arsye për të protestuar ndaj qeverisë, por vetëm për rritjen e çmimeve jo ndërsa theksoi se çfarë lidhje ka qeveria me çmimet që po rriten në të gjithë botën.

“Reagim më të turpshëm, se reagimi në mbështetje të kësaj proteste s’ka pasur e s’do të ketë. Kundër kujt protestohet? Të gjitha vendet që po e përjetojnë me të njëjtin shqetësim kërcimin e çmimeve të energjisë, që këtu nuk po përjetohet këtu se nuk po paguajnë për rritjen e çmimit të energjisë.

Nuk ka dalë askush të protestojë kundër qeverisë së vet, çdo qeveri mund të ketë njëmijë e një arsye për të cilat duhet protestuar, por asnjë qeveri sot dhe e jona nuk është arsye për të protestuar për shkak të pasojave që ka sjellë në çmimet e shportës, karburantit dhe të tjerat, një luftë që nuk e ka nisur kjo qeveri dhe që nuk e ndal dot kjo qeveri. Çlidhje ka qeveria e Shqipërisë me rritjen e çmimit të të gjitha produkteve në mënyrë lineare në gjithë botën.”-tha Rama.

 

 

 

By kristal