Deputeti i PD-së, Salianji është shprehur për mediat se beson se vendimi i kryetarit të PD, Lulzim Bashës do të jetë dorëheqja e tij nga ky post. Sipas Salianjit, kriza e Partisë Demokratike ka ardhur si pasojë e mungesës së besimit që kanë qytetarët shqiptarë tek ai.

Salianji: Përsa i përket kërkesës së grupit parlamentar të PD, nuk është një çështje ultimatumesh, besoj që kryetari i PD do të dorëhiqet për t’i hapur rrugën krizës që ka PD, që për fat të keq vjen kryesisht për shkak të mungesës së besimit që kanë qytetarët shqiptarë tek Basha. Nuk ka pasur tërheqje, besoj se do të ketë dorëheqje.

Ndërkohë, Partia Demokratike ka kërkuar interpelancë me kryeministrin në Parlament përsa i përket rritjes së çmimeve në vendit tonë, por nuk është futur në rend dite. Nga ana tjetër, Rama nuk është akoma prezent në Kuvend.

Salianji: Fokusin ta mbajmë tek mosardhja e kryeministrit sot. Shmangia që i bëhet kësaj kërkese tregon papërgjegjshmërinë e qeverisë.

By kristal