Kryeministri Edi Rama ka publikuar një grafik, që sipas tij tregon se Shqipëria që nga viti 2014 ka taksën më të lartë në rajon për biznesin e madh.

Sipas grafikut të kryeministrit Rama, Shqipëria dhe Serbia e kanë taksën për biznesin e madh 15 %, më pas renditet Bosnja, Kosova dhe Maqedonia e Veriut me 10%, ndërsa Mali i Zi 9%.

 

Por pavarësisht kësaj, thotë kreu i qeverisë, mbetet i lartë numri i akuzave dhe sharjeve për të kundërtën, pasi ai thotë se biznesi i vogël në Shqipëri i ka zero taksat.

 

 

By kristal