Capital T është njëri ndër këngëtarët më të dashur për publikun.Ai numëron shumë hite, dhe kjo gjë e bën atë të kërkuar.

Por së fundi këngëtari pati paralajmëruar se do të jetë pjesë e filmit të titulluar “Jericho Ridge”.

Filmi i regjisorit Will Gilbey, fitues i çmimit Bafta ka bërë pjesë të këtij prodhimi kinematografik edhe reperin nga Kosova.

Capitali është shprehur shumë i emocionuar që po fillon këtë rrugëtim të ri në krah me aktorët e njohur si Nikkki Amuka Bird, po ashtu të nominuar në çmimet Bafta.

“Ishte absolutisht e mrekullueshme të ishe pjesë e kësaj, gjithashtu një falënderim i madh për ekipin më të mirë, secili individ që punoi për këtë”, shkruan reperi në rrjetet sociale.

Përtej kësaj ai ka një karrierë të suksesshme muzikore me plot koncerte.

By kristal