Plasin avaritë me ashensorët në Tiranë.
Një tjetër ashensor është përfshirë në flakë sot në mesditë në një kompleks pallatesh.
Pallati ndodhet në Rrugën e KavajësNë vendin e ngjarjes shkuan zjarrfikësit që lokalizuan dhe fikën flakët.
Nuk ka dëme në njerëz vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Një natë më parë një ashensor ra në QSUT ku mbetën të plagosur një paciente dhe një infermier.