Aktori i njohur Gent Zenelaj, ka ardhur në një intervistë ndryshe për ‘FitStation”, ku ka zbuluar dhe raportin që ka me rrjetet sociale, duke treguar se djali dhe miku i tij Jul Deda, e kanë shtyrë gjithmonë të jetë më aktiv.

“Kam një adresë në Tik-Tok që e kam hapur prej djalit tim Danielit dhe të një moshatari të djalit tim që është Jul Deda, është 14-vjeç sa djali im që thotë hape, hape. Të njëjtën gjë më ka bërë Juli dhe për instagramin dhe për facebook”,– u shpreh aktori.

Moderatorja: Ka personazhe që tentojnë të bëjnë humor në Tik Tok?

Gent Zenelaj: “Padiskutim, kur publiku ka pranuar Gentin një djalë nga Shëngjini që të bënte humor, dhe e ka përqafuar, çdo njeri i ka dyert e hapura. Unë jam djali që kam ardhur nga një provincë e vogël, që ka njerëz kryesisht peshkatarë, pa asnjë lloji qasje arti, kush jam unë të them që nuk kanë të drejtë të tjerët”.

By kristal