Tensione në Kuvend midis ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe Kryeministrit Edi Rama.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu afrua pranë kryeministrit Edi Rama, teksa ky i fundit ishte i ulur në vendin e tij duke iu drejtuar me fjalët: ‘O i paftyrë, nuk ke turp. I pafytyrë, i pafytyrë, o frikacak, o pavlerë, i panderë.Të ka çmendur 7 korriku’- thotë Berisha.

Në këto momente ndërhyn Garda, e cila u pozicionua në mbrojtje të kryeministrit Rama. Ky i fundit i përgjigjet “Ta kanë treguar të tjerët’, ndërkohë që buzëqesh dhe qëndron i ulur në vendin e tij.

By kristal