Një foto e çiftit presidencial Zelensky ka provokuar debate të mëdha.

Zelensky ka udhëhequr me sukses deri më tani një rezistencë popullore kundër ushtrisë së Vladimir Putinit.

Por papritur, Zelensky së bashku me gruan e tij dhe Zonjën e Parë, Olena Zelenska u shfaqën në kopertinën e revistës së famshme Vogue America.

Kjo ka ndezur gjakrat në rrjete sociale teksa të shumtë ishin ata që thanë se ‘njerëzit po vuajnë’ dhe se kjo lëvizje ishte tejet e patakt.

Në intervistën e tyre çifti ka folur për gati dy dekadat e tyre të martesës si dhe jetën në familje, sfidat si pasojë e luftës në Ukrainë etj.

Por si pjesë e kësaj interviste ata kanë bërë edhe një ‘seancë fotografike’, një praktikë e zakonshme kjo, për këdo që bën një interiviste me revistën Vogue.

Një tjetër foto tregonte gruan e Zelenskit, e veshur me fustan të zi dhe pallto, duke pozuar para rrënojave të shkaktuara nga lufta, ndërsa ushtarët e ruanin atë, dhe kjo i ka shtyrë shumë njerëz ta kritikojnë Presidentin e Ukrainës dhe Zonjën e Parë.

“Gjatë një lufte, ju ose qëlloni kundërshtarin tuaj ose ju qëlloni… ” nga Vogue. (PS: Asnjë baba i flokëve dhe grimit nuk u dëmtua në krijimin e këtij kopertinë)”, shkroi një person në Twitter së bashku me një filmim një foto nga fotosesioni i çiftit për Vogue.

“Lufta nuk është Instragram”, “Lufta nuk është modë!”, “Ka njerëz që vuajnë”, ishin disa nga reagimet.

Ndërkohë një tjetër komentues shkurante me ironi se: “Asnjë nga punonjësit e grimit dhe flokëve nuk u dëmtuan gjatë krijimit të kësaj kopertine!”.

By kristal