Një ngjarje tronditëse ndodhi në Greqi, ku një shqiptar masakroi me thikë gruan e tij nënë me tre fëmijë.

Rasti dramatik u regjistrua në Zakynthos.

Për këtë ngjarje tronditëse ka reaguar edhe djali i tyre 20-vjeçar.

“Faji është i yni sepse nuk kishim marrë masat e nevojshme. Ky ishte gabimi më i madh i ynë. Unë dhe nëna ime folëm për këtë. Ajo ishte nëna perfekte, mua më vjen keq për vëllezërit e mi dhe duhet të gjejmë sa më parë një zgjidhje”, ka thënë mes të tjerash djali.

Burri u arrestua nga autoritetet greke, ndërsa dëshmoi se aktin e rëndë e ndërmori pasi sipas tij gruaja e tradhtonte. Burimi Protothema

By kristal