Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gledis Nano, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Avdia për vdekjen tragjike të 7-vjeçares në plazhin e Potamit.

Në një prononcim për mediat, Nano u shpreh se ka marrë pjesë si qytetar për të qenë pranishëm dhe për të shprehur ngushëllime për familje.

Drejtori Nano tha se nuk do “që të keqinterpretohet vizita ime këtu”.

“Kam marrë pjesë për t’i shprehur me shumë hidhërim ngushëllimet e mia për humbjen tragjike te fëmijës.

Kam ardhur si prind dhe qytetar dhe falënderoj familjen Avdia që i mirëpriti ngushëllimet e mia.

I mirëkuptoj dhe i falënderoj që ngjyrime të caktuara i kanë lënë mënjanë dhe janë duke vuajtur të gjithë atë që ndodhi“, tha për media kryepolici Nano.

By kristal