Kreu i PD Sali Berisha ka zhvilluar sot një vizitë ngushëllimi në familjen Avdia që humbi tragjikisht jetën në Himarë.

‘Erdha si qytetar për vogëlushen e cila humbi jetën në një krim horror që ka tronditur thellë çdo shqiptar e çdo njeri. Duhet të ishte vetëm një individ si ai që e kreu se kurrë nuk mund të ndodhte një akt i tillë. Një akt i tillë është jashtë përfytyrimit për një qytetar të thjeshtë por në fakt ky akt u krye nga një njeri i qeverisë. U krye me një mjet monstruoz krimi, siç ishte skafi. Ky akt u krye në distancën më të afërt me rërën, 3-4 metra. Në prani të pushuesve që loznin aty, në këtë aspekt, komisari nuk është gjë tjetër vec se një xhelat. Krimi, është një dëshmi e një shteti të mbushur me të tille. Nuk është rasti për ti numëruar këtu me radhë vdekjet në stacionet e policisë, vrasjet brenda stacioneve të policisë, nuk është rastësi. Ky xhelat skafist, imitoi ministrin e tij me skaf. Rama flet në mënyrën më të përçart, vampir mediatik e politik, nuk ka njeri që nuk tronditet para këtij krimi. Vampir është xhelati që i mori jetën’.

By kristal