Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Rrogozhinë- Elbasan pranë zonës së quajtur Bishti i Zhurit”.
Një makinë tip Benz Mercedes, me targa shqiptare, është përplasur me një makinë të tonazhit të rëndë.
Për pasojë drejtuesi i mjetit ka humbur jetën në vend. Ai është i bllokuar brenda në mjet pasi makina ka pësuar dëmtime të rënda.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe reparti zjarrfikës që po punon për nxjerrjen e trupit të pajetë.
Një grup hetimor gjithashtu po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.