Një shqiptar që jeton në Angli, i identifikuar si Ellis Bala, është shpallur në kërkim pasi ka thyer lirinë me kusht.

30-vjeçari doli nga burgu ku vuajti dënimin pasi u kap me drogë.

Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve, që nëse e shohin të riun që e përshkruan si shqiptar, me pak flokë ngjyrë kafe të errët dhe sy kafë, të kontaktojnë në Twtter @MerPolCC ose të telefonojnë në 101.

Sipas policisë, Bala mund të jetë zonat Merseyside, Avon dhe Somerset dhe South Wales, ku ka pasur aktivitetin e tij.

By kristal