Punëtorja hakmerret keq me pronarin në Ksamil.
Ngjarja ndodhi rreth orës 09:20, në garazhin e një hoteli. Dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, A. B. (e punësuar në këtë hotel), i ka vënë zjarrin një automjeti të markës “Seat”, në pronësi tëK. Xh. (pronari i hotelit), banues në Sarandë.
Ende nuk dihen rrethanat e sherrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autores së dyshuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.