Ndodh në Shqipëri! Ti shkon me familjen, gruan apo vajzën në plazh, dhe ta ngacmojnë me shikime apo edhe me fjalë. Dhe fundi dihet, sherre, përleshje fizike e madje shpesh nxjerrin edhe armë.

Kështu ndodhi edhe sot në Vlorë. Dy burra kishin shkuar bashkë me familjet e tyre për të kaluar pak kohë pushimi buzë detit, kur befas janë përballur me një situatë që u ‘hoqi’ trurin. Dy djem u kanë ngacmuar gratë, ndërkohë që po laheshin në det.

Ky gjest i ka nervozuar mjaft burrat që nisën të përleshen me djemtë.

Rrahja ka shkaktuar një situatë aspak të këndhme ndër pushues. Gjithsesi djemtë morën një mësim të mirë. Por fenomeni është mjaft i përhapur në Shqipëri dhe bezdisje të tilla duket se do vazhdojnë gjatë.

By kristal