Ngjarje mizore në Rusi. Një burrë është dënuar me me 18 vjet burg pasi ka vrarë gruan e tij në ditën e dasmës së tyre para të ftuarve. Gjithçka ndodhi sepse Stepan Dolgikh, 35 vjeç, u bë ‘xheloz’ pasi nusja e tij e ardhshme, Oksana Poludentseva, 36 vjeç po fliste me një të ftuar në dasmë.

Ai nisi ta godiste me shkelma e grushte partneren deri sa kjo e fundit ndërroi jetë. Më pas e tërhoqi zvarrë dhe e hodhi në një luginë. Të ftuarit lajmëruan policinë që bëri të mundur arrestimin e dhëndrrit. 35-vjeçari ishte dënuar edhe më herët për vrasje, por ishte liruar për sjellje të mirë.

By kristal