Mohamed Buya Turay, sulmuesi i Malmö, u martua, por nuk ishte fizikisht i pranishëm në dasmën e tij. Më 21 korrik, futbollisti duhej të martohej me partneren e tij në Sierra Leone, por ajo që i prishi planet ishte marrëveshja që 27-vjeçari gjeti me klubin suedez pak ditë para dasmës.

Kjo e detyroi të bashkohej menjëherë me skuadrën e re në stërvitje. Futbollisti, sigurisht nuk u dorëzua dhe vuri në praktikë një ide të vërtetë gjeniale për të mos e anuluar dhe shtyrë dasmën. Ai dërgoi vëllain e tij në altar me partneren, si dhëndërr!

“Ne u martuam në Sierra Leone më 21 korrik, – tha sulmuesi i Malmo për “Bild”, ku më pas shtoi: – Por unë nuk isha atje, sepse Malmö më kërkoi të paraqitesha në Suedi. Kështu që ne i bëmë fotot e altarit paraprakisht.

Me një fjalë, dukej se unë ishte aty, por në të vërtetë nuk ndodhesha në dasëm. Vëllai ishte aty për të më përfaqësuar si dhëndërr në dasmën time”.

Dy bashkëshortët nuk janë parë ende: “Është një situatë jashtëzakonisht kurioze. Unë u martova me të, por nuk e kam parë ende pas ceremonisë së dasmës. Po punojmë që ajo të më bashkohet sa më shpejt këtu në Suedi”.

By kristal