Divjakë- Përfundon në kanal makina, plagoset i riu.

Mjeti tip ‘Ford’ i drejtuar nga Alfred Qosja, 20 vjeç, banues në Divjakë ka dalë nga rruga dhe është përplasur në kanal.

Drejtuesi i mjetit u transportua në spitalin e Lushnjës ku edhe ka marrë ndihmën mjekësore. Sipas mjekëve ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dalja nga rruga e mjetit, sipas policisë lokale ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së madhe me të cilin udhëtonte i riu në aksin rrugor Divjakë-Çermë.

By kristal