attends the 61st Annual GRAMMY Awards at Staples Center on February 10, 2019 in Los Angeles, California.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, së fundmi është duke punuar në një projekt të ri me DJ-in e famshëm, David Guetta.

Dyshja po sjellin remiksin e këngës “Blue”, pasi publikuan një copëz të shkurtër të demos në rrjetet sociale, e cila është bërë virale dhe fansat kanë kërkuar menjëherë publikimin e versionit të plotë.

Në anën tjetër, 32-vjeçarja po vazhdon të mbetet aktive në Twitter, duke i mbajtur fansat e saj të azhurnuar rreth të rejave më të fundit të saj. Së fundmi, ajo publikoi një video të shkurtër nga ushtrimet në palestër, ku theksoi linjat e saj trupore dhe rezultatin e arritur nga fitnesi.

Mes të tjerash, ajo mori një koment nga një ndjekës, i cili i shkruante: “Dukesh mjaft e shëndosh por kjo është një gjë e mirë”.

Dhe këngëtarja e hitit “Me, Myself and I” nuk nguroi t’i kundërpërgjigjet fansit, duke i thënë se në fakt i ka humbur disa kilogramë. “Dhe humba peshë!!! Isha edhe më e shëndosh më parë”.

Rikujtojmë, se Bebe Rexha këtë vit ka qenë shumë pak aktive në muzikë, por që gjithsesi i ka njoftuar fansat se shumë shpejt pritet të rikthehet me diçka të re. Artistja e njohur numëron një sërë hitesh dhe duket se tre prej tyre kanë tejkaluar pritshmëritë duke marrë mbi 1 miliard klikime. Bëhet fjalë pët këngët “In the Name of Love”, “Me, Myself&I” dhe “Meant to Be”.

By kristal