Përsëritet tragjedia me fëmijë të vdekur nga nxehtësia në makinë në Greqi.

Këtë radhë ka qenë një vajzë 8-vjeçare që ka ndërruar jetë brenda makinës së parkuar në diell.

Mediat helene shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në Chalandri, ndërsa vogëlushja u gjet pa ndjenja nga një person i komunitetit rom.

Më pas ajo u transferua në spitalin Gennimatas, ku u konstatua e vdekur. Punonjësit e Policisë së Sigurisë Chalandrio, të cilët po hetojnë rastin, arrestuan babanë dhe nënën e vajzës, 29 dhe 27 vjeç, nën akuzën e “pakujdesisë” ndaj të miturës.

By kristal